Lajmet e fundit


Osimertinib – terapi e targetuar për kancerin e mushkërisë

Osimertinibi (Tagrisso) është një medikament që trajton kancerin e mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC). Osimertinibi i përket një grupi barnash të njohur si frenues të tirozin-kinazës (TKI). Ai vepron duke bllokuar një proteinë të quajtur receptor i faktorit të rritjes epidermale (EGFR), i cila luan një rol kyç në rritjen dhe shumimin e…

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke sheqer Terapi endokrine Teste gjenetike Tiroide yndyrna


Ftesë për pjesëmarrje në një studim europian

MedLink mbështet dhe promovon kërkimin shkencor bashkëpunues në onkologji.

Aktualisht po zhvillohet një studim ndërkombëtar që synon të eksplorojë perceptimet, përvojat dhe praktikat e onkologëve në lidhje me marrëdhëniet me industrinë farmaceutike. Studimi është anonim dhe të dhënat do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore.

Kriteret e përfshirjes:

  • Të paktën 1 vit përvojë në praktikën onkologjike
  • Onkologë që përshkruajnë barna ose pajisje mjekësore
    (mjekë onkologë, onkologë radioterapistë, onkologë klinikë dhe onkologë kirurgë që përdorin kimioterapi)

Ju ftojmë të kontribuoni duke plotësuar pyetësorin, ose ta ndani atë me kolegë të tjerë.

Skano QR code-in më poshtë ose klikoni për të aksesuar pyetësorin.

Kontributi juaj është i çmuar dhe ndihmon në ndërtimin e një analize të balancuar në nivel europian, me synimin për publikim shkencor cilësor.


FAKTI I JAVËS

Testimi molekular në kancerin e mushkërisë është thelbësor për identifikimin e pacientëve që mund të përfitojnë nga trajtimi me terapi të targetuara ose imunoterapi.

~ ESMO, ASCO, NCCN dhe çdo burim tjetër i besueshëm në mjekësi!

Designed with WordPress